Në një mbrëmje të nxehtë evropiane në “Fadil Vokrri”, Drita ka bërë një hap të madh drejt fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, duke mposhtur 2–1 Differdangen nga Luksemburgu në ndeshjen e parë të play-offit.
Skuadra gjilanase e nisi furishëm dhe pas disa rasteve të krijuara, por Albert Dabiqaj dhe Arb Manaj, nuk shënuan nga pozita ideale.
Nuk vonoi goli, ku ishte Albert Dabiqaj ai që në minutën e 30-të gjeti rrugën e rrjetës, duke shpërthyer atmosferën në tribunat e stërmbushura me tifozë bardhekaltër.
Me epërsinë minimale u mbyll pjesa e parë, ndonëse Differdange tentoi të reagojë me kundërsulme të shpejta.
Në minutën e 65-të, mysafirët arritën të barazonin me golin e Andreas Buch, duke ngrirë për një moment stadiumin.
Por Drita nuk u dorëzua. Dhjetë minuta para fundit, Drita fitoi penallti.
Besnik Krasniqi mori përgjegjësinë nga pika e bardhë dhe me qetësi shënoi për 2–1, duke rikthyer epërsinë dhe shpresën për historinë.
Ndeshja përfundoi me tensione. Në minutat shtesë, pas ndërhyrjes së VAR-it, Boris Mfoumou i Differdange u ndëshkua me karton të kuq për një faull të ashpër, duke lënë ekipin e tij me një lojtar më pak.
Drita tashmë udhëton në Luksemburg me një avantazh të çmuar dhe me ëndrrën e madhe për të prekur fazën e grupeve të një gare evropiane, një sukses historik për klubin dhe futbollin kosovar. /Telegrafi/
FSK-ja forcon lidershipin, gjenerata të reja të trajnuara pë...
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...