Anësori i Napolit, Dries Mertens ka shënuar një gol të jashtëzakonshme nga gjuajtja e lirë gjatë ndeshjes miqësore parasezonale kundër Espanyolit mbrëmjen e kaluar.
Reprezentuesi i Belgjikës shijoi një edicion sensacional sezonin e kaluar duke realizuar 28 gola dhe duke ofruar nëntë asistime në Serie A, transmeton portali arbresh.info.
Në fakt, mund të themi me lehtësi që në mungesë të kontributit nga Mertenes, Napoli nuk do të kishte asnjëherë mundësi të përfundonte në pozitën e tretë në tabelë prapa Juventusit dhe AS Romas.
Dhe, duket që 30-vjeçari është i vendosur për të përsëritur edhe këtë edicion atë që bëri vitin e kaluar, pasi ai shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë kundër skuadrës në La Liga, Espanyol.
Napoli pritej të kishte vështirësi sezonin e kaluar pasi shitën Gonzalo Higuainin te Juventusi për 90 milionë euro. Megjithatë, edhe në mungesë të futbollistit argjentinas, ‘Gli Azzurri’ shënoi më së shumti gola në ligën kryesore të Italisë, gjithsej 94./arbresh.info
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...