Ylli i Napoli-t, Dries Mertens ka një vendim të vështirë për të bërë, pasi mund ta rinovojë kontratën me klubin momental ose të transferohet te Chelsea ose Inter.
Belgu do të jetë agjent i lirë në fund të sezonit dhe e ardhmja e tij është në pikëpyetje, transmeton portali arbresh.info.
Napoli ka propozuar rinovimin e kontratës para disa muajve, por kontrata asnjëherë nuk u nënshkrua nga Mertens.

Sipas Calciomercato, Inter dhe Chelsea janë duke u munduar ta transferojnë Mertens që nga viti i kaluar.
Thuhet se favorit është gjiganti anglez, pasi trajneri Frank Lampard, çdo ditë bisedon me Mertens dhe gjatë verës mund të ndodh transferimi.
Kurse, “Neurazurët” janë duke u munduar ta bindin belgun të transferohet në “San Siro”, aty ku ka mundësinë të luaj me bashkëlojtarin e tij te Kombëtarja, Romelu Lukaku./arbresh.info.
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend