Adnan Januzaj ka statistika më të mira sesa Lionel Messi e Eden Hazardi për driblimin e kundërshtarëve gjatë ndeshjeve të sezonit 2018/19.
Planet Football i ka radhitur dhjetë dribluesit më të mirë nga top pesë ligat e Evropës – Premierliga, La Liga, Serie A, Bundesliga, Ligue 1 – bazuar në numrin mesatar të driblimeve të kompletuara për çdo 90 minuta lojë.
Megjithatë, për ta bërë këtë listë më realiste, Planet Football ka vendosur që të zgjedhë vetëm lojtarët të cilët kanë luajtur të paktën 1000 minuta gjatë ndeshjeve të sezonit 2018/19.
Adnan Januzaj i ka zhvilluar gjithsej 24 ndeshje këtë sezon, në të cilët ka kontribuar me dy gola dhe katër asiste. Ai ka munguar në 18 ndeshje në La Liga për shkak të lëndimeve, të gjurit dhe kyçit të këmbës.
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...
Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kë...
Konflikti në Lindjen e Mesme-Turqia aktor kyç për negociatat...
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...