Drenica ka njoftuar se Arsim Thaqi më nuk do të jetë kryetrajner i klubit nga Skenderaj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra drenicake përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Në njoftim thuhet se vetë klubi e ka liruar nga detyra.
“FC Drenica njofton se ka marrë vendim të liroj nga detyra trajnerin Arsim Thaçi. Ky vendim është marrë pas një analize të detajuar të ecurisë së ekipit dhe nevojës për ndryshime që do të ndihmojnë në arritjen e objektivave tona për të ardhmen”, thuhet fillimisht në njoftim.
Sipas tyre ky nuk ka qenë një vendim i lehtë për t’u marrë dhe tashmë janë në kërkim të një trajneri të ri.
“Vendim nuk ka qenë i lehtë, por është marrë pas një analize të thellë të situatës dhe përpjekjës për të ecur përpara me një qasje të re me qëllim që klubi të arrijë rezultate sa më të mira”.
“Klubi tashmë ka nisur procesin për gjetjen e një trajneri të ri, i cili do të marrë përsipër drejtimin e skuadrës dhe do të punojë për të përmbushur synimet tona”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Drenicës.
Drenica aktualisht është lidere në Ligën e Parë, grupi A me 41 pikë dhe është në rrugë të mirë për t’u inkuadruar në Superligë.
Mirëpo humbja e fundit nga Trepça ’89 e ka rihapur edhe më shumë garën.
Ky ishte trajneri i tretë që Drenica e ka shkarkuar këtë sezon pas Megzon Visokas dhe Bylbyl Sokolit./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...