Asambleja e Përgjithshme e FIBA Evropës do të mbahet më 9 tetor, derisa kësaj radhe do të jetë ‘online’ për shkak të situatës me pandeminë Covid-19.
Në këtë Asamble do të marrin pjesë edhe kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku, duke përfaqësuar Kosovën në këtë ngjarje shumë të rëndësishme.
Situata në lidhje me Covid-19, pritet të jetë një nga temat e diskutimit, që ka ndikuar në operacionet e basketbollit në Evropë, veçanërisht në një nivel ndërkombëtar.
Asambleja ishte dashur të zhvillohej në Lituani, megjithatë, do të mbahet në formë të videokonferencës. Të gjitha detajet mbi Asamblenë e Përgjithshme do t’i komunikohen Federatave Kombëtare në kohën e duhur./arbresh.info.
Radoniqi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të s...
Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s
Hargreaves: Pavarësisht rezultateteve, bashkëpunimi i partiv...
Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100