Drejtuesi i Sassuolo-s, Giovanni Carnevali është i sigurt se Inter do të paguajë 20 milionë euro për shërbimet e Stefano Sensi-t.
Kishte dyshime nëse “Neurazurët” do e aktivizojë klauzolën e blerjes së Sensi-t, shkaku që është i lënduar dhe nga transferimi i Christian Eriksen, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Carnevali beson se Inter do e aktivizojë kluazolen e blerjes, por çmimi nuk do të ndryshoi.

“Çmimet për lojtarët do ndryshojnë ndoshta, por jo i joni. Jemi të shtrenjtë”.
“Sensi do të blehet nga Inter dhe se shpejti do i hapim bisedimet”, deklaroi ai.
Kujtojmë se Sensi këtë sezon për gjigantin italian ka bërë 15 paraqitje duke kontribuar me tri gola dhe katër asistime./arbresh.info.
Zelenskyy nënshkruan marrëveshje për dronë me Letoninë
Përfundon numërimi i votave në Shtime – këta janë 5 kandidat...
Operacion policor në Tiranë, goditet grupi i trafikut të arm...
Policia e Kosovës sekuestron armë pas një incidenti në Pejë
Juventusi arrin marrëveshje personale me Emiliano Martinezin...
Arrestohet i dyshuari për posedim narkotikësh dhe falsifikim...