Drejtori sportiv i Kombëtares së Belgjikës, Vincent Mannaert, ka vlerësuar lart mesfushorin me prejardhje shqiptare, Ardon Jasharin, duke e cilësuar atë si lojtarin më të mirë të këtij sezoni në ligën belge.
Jashari është kthyer në një nga mesfushorët më të kërkuar në Evropë, fal paraqitjeve me Club Brugge.
“Ai ka qenë lojtari më i mirë në ligën belge këtë sezon”, u shpreh Mannaert për gazetën zvicerane “20 Minuten”.
Mannaert e njeh mirë Jasharin, pasi deri në fund të sezonit të kaluar ishte drejtor ekzekutiv te Club Brugge – klubi që arriti ta transferojë 22-vjeçarin nga Luzerni. Ai ishte pjesë e negociatave dhe tani ndjek me krenari progresin e lojtarit.
Emri i mesfushorit shqiptar është përmendur në radarët e klubeve të mëdha si Paris Saint-Germain, Juventus, Milan, si dhe disa skuadra elitare nga Liga Premier.
“Ai do ta bëjë zgjedhjen e duhur. Është një djalë shumë i zgjuar dhe merr vendime të mençura,” shtoi Mannaert, duke lënë të kuptohet se e ardhmja e Jasharit mund të jetë në një nga ligat më të mëdha të kontinentit.
Ardon Jashari ka kontratë me Club Brugge deri në vitin 2029, por interesimi i madh për të mund ta sjellë një lëvizje të madhe shumë shpejt.
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin