Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc ka mbrojtur sulmuesin Jadon Sancho.
Sancho është i kërkuar nga Manchester United dhe Chelsea në afatin dimëror, mirëpo edhe Liverpool po shfaq interesim, transmeton portali arbresh.info.
19-vjeçari nuk ishte i thirrur në ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbach në tetor për shkak të vonesës, gjithashtu ishte rezervë në ndeshjet ndaj Barcelonës dhe Bayern Munich.
Kjo gjë ka bërë të këtë spekulime rreth të ardhmes së tij, pasi mendohej se klubi kërkon shitjen e lojtarit.

Mirëpo, Zorc ka thënë se nuk ka probleme mes gjigantit gjerman dhe anglezit.
“Jadon është në proces të rritjes, andaj ka nevojë për ndihmë dhe ne do ta ndihmojmë. Nuk ka shanse tjera, duhet të mësosh disiplinën e skuadrës. Duhet të veprosh si klubi”
Sancho ka shënuar 12 gola dhe ka kontribuar me 17 asistime në sezonin e kaluar ndërsa këtë sezon ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë tetë asistime./arbresh.info.
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...