Google ADS

Drejtori i West Ham Utd me fjalë të mëdha për Albian Ajetin

10:33 | 8 Gusht 2019
Arbresh Info

Albian Ajeti është prezantuar mëngjesin e sotëm (e enjte) si lojtar i West Ham United.

Klubi në Premierë Ligë ka finalizuar nënshkrimin me të nga FC Baseli për një tarifë që raportohet të jetë rreth 8 milionë euro, shkruan portali arbresh.info. 22-vjeçari ka vendosur lapsin në një kontratë katër vjeçare me opsionin për të vazhduar qëndrimin te “Hammers” edhe për dy sezone të tjera.

Drejtori sportiv i West Ham United, Mario Husillos me kënaqësi ka mirëpritur arritjen e Ajetit në klub dhe parashikon një progres dhe zhvillim të tij me skuadrën.

“Ne jemi shumë të lumtur për të mirëpritur Albianin në West Ham United. Ai është një tjetër lojtar i ri që ne besojmë se ka një të ardhme të madhe në klub”, ka thënë Husillos për faqen zyrtare të klubit, transmeton portali arbresh.info.

“Vëzhguesit tanë e kanë shikuar atë disa herë dhe kanë dhënë raporte shumë të mira. Ai është një lojtar agresiv, një sulmues i shpejtë që i pëlqen të luaj brenda zonës”

“Ai ka shënuar shumë gola, si te Baseli ashtu edhe te skuadra kombëtare e Zvicrës, dhe ne besojmë se ai është i gatshëm për të bërë një hap të madh te West Hami”

“Qëllimi jonë këtë verë – duke mos llogaritur portierët me eksperiencë që kanë ardhur – ka qenë për të nënshkruar me lojtar të rinj që kanë vitet e tyre më të mira para vetës dhe që mund të kenë ndikim të mirë”

“Ne besojmë se Ajeti është i gatshëm për të performuar nga fillimi, por ne gjithashtu mendojmë se një lojtar ndërkombëtar i moshës 22-vjeçare mund të përmirësohet dukshëm duke punuar me ne. Ne i urojmë atij gjithë të mirat në karrierën e tij në stadiumin London”

Ajeti ka shënuar 15 gola brenda 35 paraqitje te FC Baseli sezonin e kaluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale