Sipas drejtorit ekzekutiv të Manchester Cityt, Lionel Messi nuk do të largohet nga Barcelona në një të ardhme të afërt pavarësisht situatës aktuale të kontratës.
Lionel Messi, i cili është duke u përballur me një të ardhme të pa qartë në Nou Camp, ka një kontratë që nuk skadon deri në sezonin e ardhshëm, por 29-vjeçari nuk ka arritur ende marrëveshje të re, transmeton portali arbresh.info.
Drejtori i gjigantit në Premierë Ligë, Ferran Soriano nuk ka dyshime që Messi do të vazhdoj qëndrimin si një lojtar te Barcelona duke hedhur poshtë gjithashtu shanset për transferim në Manchester. I pyetur nga agjencia e lajmeve në Kinë ‘Xinhua’ rreth transferimit të Messit në City, ai u përgjigj: “Jo. Nuk mendoj kështu. E njoh Messin shumë mirë. Ai dhe familja e tij janë shokët e mi”
“Mendoj që ai është i vendosur në Barcelonë dhe ai do të jetë aty për tërë jetën. Sigurisht, mendoj që ai do të përfundoj karrierën e tij në Barcelonë”
Messi është kërkuar që një kohë të gjatë për transferim te klubi në Etihad, por interesimi ka qenë më i theksuar që nga koha kur gjiganti u bë njëri nga klubet më të pasura në botë./arbresh.info

Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...