Nuk ka akoma ndonjë ofertë zyrtare për Kai Havertz.
Mesfushori gjerman i Bayer Leverkusen, Kai Havertz, është lojtari që po lidhet me transferimin e mundshëm te Chelsea.
Tash e disa javë, Chelsea shënjohen si favoritët për të transferuar lojtarin premtues, megjithatë deri më tani nuk ka ndonjë ofertë zyrtare.
Kështu të paktën bën të ditur drejtori i Leverkusen, Simon Rolfes.
“Deri më tani nuk kemi ndonjë ofertë. Ne e dimë për interesimin e skuadrave, por nuk ka ofertë zyrtare”, ka thënë Rolfes, transmeton lajmi.net.
“Kemi thënë disa herë se do të mbyllim sezonin me skuadrën aktuale. Kjo përfshinë Kai”, ka shtuar drejtori i Leverkusen.
Mbetet të shihet nëse Chelsea ndërkohë do të nis ndonjë ofertë drejt zyrave në ‘BayArena’, pasi thuhet se marrëveshja personale me lojtarin ekziston.
Po kalonte në formë të shkëlqeyr, Muslija humb pjesën e mbet...
Drejtori sportiv i Bayernit tregon nëse Gnabry do të jetë ga...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
Trump: SHBA do bllokojë ngushticën e Hormuzit
Publikohet pamje nga dëmtmi i vetullës së Mbappes
Kurti uron Pashkët Ortodokse: Besim e mirësi në çdo shtëpi