Joshua Kimmich është raportuar ditëve të fundit për një transferim të mundshëm tek Real Madridi.
Gjatë ditës së sotme, drejtori sportiv i Bayernit, Christoph Freund ka folur rreth të ardhmes së futbollistit gjerman tek bavarezët, shkruan Arbresh.info.
“Ky është një vendim themelor në karrierën e tij. Ai e di saktësisht se çfarë ka në Bayern – klubin, ekipin dhe trajnerin. Ai ndihet jashtëzakonisht rehat këtu. Unë jam pozitiv që ai përfundimisht do të vendosë të qëndrojë me ne”, tha fillimisht Freund.
Më tej ai tha se do mundohen që të mos zvarritin situatën me mesfushorin.
“Ne nuk kemi një kornizë kohore specifike, por nuk duam ta zvarritim atë për një kohë të pacaktuar”, vazhdoi tutje ai për SkySport.
Kimmichit i përfundon kontrata me Bayern Munich në fund të këtij sezoni, teksa është pjesë e klubit nga viti 2015 kur u transferua nga Leipzigi./Arbresh.info
Osmani: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, kjo s’ndryshohet me t...
Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Çështje që i për...
Reagon djali i Jakup Krasniqit: Rezistenca nuk mund të krimi...
LVV kundër kërkesës për dënime maksimale ndaj ish-krerëve të...
Nisin hetimet për rastin e dhunës në shkollë
“Çfarë pritje!” – Guardiola mahnitet nga pritja vendimtare e...