Manchester United dhe Arsenali kanë ndarë pikët në Old Trafford mbrëmjen e sotme (e mërkurë).
Dy gjigantët anglez kanë barazuar me rezultat 2 me 2 në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 15-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Derbi anglez u zhbllokua në minutën 26′ nga mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi që realizoi me kokë pas asistimit nga rivënia këndore nga mesfushori uruguaian Lucas Torreira.
Goli u konfirmua me anë të teknologjisë së linjës së golit meqenëse se De Gea kishte ndalur fillimisht goditjen nga 24-vjeçari.
Sidoqoftë, shifrat u barazuan menjëherë nga Anothny Martial pas një ndërprerje.
“Topçinjtë” kaluan sërish në avantazh derisa po zhvillohej minuta e 68′ e ndeshjes duke shënuar përmes sulmuesit Alexandre Lacazette pas asistimit nga ish mesfushori i Manchester United, Henrikh Mkhitaryan.
Por, Jesse Lingard barazoi gjithçka një minutë më vonë pa një gabimi të tmerrshëm nga mbrojtja e mysafirëve.
Arsenali qëndron tani në pozitën e pestë me 31 pikë, dhjetë më pak se lideri i tabelës – Manchester City, ndërsa Manchester United qëndron në pozitën e tetë në tabelë me vetëm 23 pikë./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat:
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër