Skuadrat kosovare i kanë mbyllur aventurat e tyre për këtë edicion në garat ndërkombëtare, shkruan Insporti.Drita , në mbrëmjen e së enjtes i tha lamtumirë garave evropiane, përcjell Insporti. Drita u eliminua në turin e dytë të Ligës së Evropës nga Dudelange e Luksemburgut me rezultat të përgjithësi pas dy ndeshjeve, 3:2.
Drita mori pjesë edhe në fazës para-kualifikuese në Ligën e Kampionëve ku i mposhti dy kundërshtarë për tu eliminuar më pas nga Malmo e Suedisë.Në anën tjetër, Prishtina e kaloi vetëm një xhiro në Ligën e Evropës për tu përshëndetur me Evropën në turin e dytë nga Fola Esch e Luksemburgut.
Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Muhamet Dragusha, vlerëson se klubet tona janë paraqitur me shumë dinjitet në Evropë. “Paraqitjen e ekipeve tona në garat ndërkombëtare e vlerësoj tejet pozitive, mund të them historike.
Fitoret e Dritës dhe Prishtinës në parakualifikime kanë qenë të rëndësishme. Mendoj se kampionati në Kosovë ishte shumë rivalizues dhe treguam se edhe në Kosovë po zhvillohet futbolli. Me sigurimin e të drejtës për pjesëmarrje me tri ekipe në Evropë në edicionin e ardhshëm, dëshmojmë se jemi në ngritje e sipër.
Kjo që ka ndodhur ishte një mrekulli pasi që është vetëm hera e dytë që marrim pjesë në garat ndërkombëtare”, ka thënë Muhamet Dragusha për Insporti.
“Shpresoj që vit pas viti, futbolli i Kosovës të ngritet në cilësi dhe në garat ndërkombëtare, të kalojmë me sukses.
Mendoj se me pak fat mund të jemi më konkurrues. Uroj punë profesionale të klubeve që mëtojnë kreun dhe Kupën e Kosovës sepse vetëm në këtë mënyrë, futbolli ynë do të marr drejtim tjetër”, përfundoi Muhamet Dragusha.
Ai tash e disa vite i ka thënë futbollit aktiv lamtumirë.‘Muja’ tashmë e ushtron detyrën e drejtorit sportiv te Kosova e Vushtrrisë.
Rama publikon pamje nga puna në QSUT: Trajtim efikas dhe sta...
Titulli i 21-të, Marotta: Ëndërr e bërë realitet për Interin
Bastisje në Lipjan, policia sekuestron armë dhe municion
Kaloi ilegalisht kufirin, shoqërohet në polici një person në...
41 aksidente e afro 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëv...
Vdes një grua në QKUK, rasti në hetim