Arsenali ka bërë një ofertë zyrtare për të nënshkruar me sulmuesin Pierre Emerick Aubameynag, ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmundit – Hans Joachim Watzke.
Pas qëndrimit jashtë fushe në ndeshjen e vikendit të kaluar kundër Wolfsburgut për shkaqe disiplinore, Aubameyang nuk ka udhëtuar me Dortmundin as për ndeshjen e së premtes ndaj Hertha Berlinit, transmeton portali arbresh.info.

Sulmuesi ka qenë i lidhur me transferimin në Arsenal si zëvendësues i Alexis Sanchezit, i cili duket se do t’i bashkohet Manchester United në një marrëveshje që i siguron Henrikh Mkhitaryanit kalimin në anën tjetër.
“Mund t’iu konfirmojë që ishte shtruar një kërkesë nga Arsenali për Pierre Emerick Aubameyang por nuk mund të komentojnë shumën që është përmendur”, ka thënë Watzke për mediat gjermane.
Besohet që Dortmundi kërkon rreth 60 milionë për Aubameyangin, i cili ka shënuar 13 gola brenda 15 paraqitje në Bundesliga këtë sezon./arbresh.info/
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...
Rama uron Pashkët Ortodokse: Në këtë mëngjes të bekuar ju ur...