Paris dhe Dortmundi luajnë sot ndeshjen e kthimit në kuadër të gjysmëfinales së dytë në Champions League.
Ndeshja fillon nga ora 21:00, shkruan Arbresh.info.
Parisi është në disavantazh nga ndeshja e parë dhe kërkon rikthimin për të u kualifikuar në finalen e madhe të Wembleyt.
Teksa Dortmundi do të mundohet të mbrojë rezultatin që e ka nga ndeshja e parë dhe të siguroi finalen e parë pas 12 viteve.
Këto dy skuadra u takuan këtë sezon edhe në fazën e grupeve ku Parisi fitoi në ‘Parkun e Princave’ 2-0 ndërsa në ‘Signal Iduna Park’ përfundoi 1-1.
Ndeshja e parë gjysmëfinale para një jave përfundoi me rezultat 1-0 në të mirë të gjermanëve./Arbresh.info/
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...
Trump zotohet se do ta godasin Iranin “shumë fort” në ditët ...
Patriarku serb letër propaganduese Papës, Putinit e Trumpit:...
Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz
Osmani priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antoni...
IKSHPK: 6 vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë