Dortmundi ka shënuar një fitore të rëndësishme në udhëtim tek Bayer Leverkuseni në xhiron e parafundit në Bundesligë.
“Furia e verdhë” fitoi me rezultat 2-4, shkruan Arbresh.info.
Ndeshja nisi më mirë për vendasit që shënuan me anë të Frimpongut në mintuën e 31-të. Kurse dy minuta më vonë, Julian Brandt barazoi rezultatin.
Nuk vonoi shumë dhe Dortmundi gjeti epërsinë me anë të Ryersonit, në minutën e 43-të.
Adeyemi në minutën e 73-të shënoi golin e tretë për Dortmundit. Ndërsa, Guirassy katër minuta më vonë gjeti edhe golin e katërt në takim.
Leverkuseni në minutën e dytë shtesë ngushtoi epërsinë në 2-4 me golin e Hofmann.
Me këtë fitore Dortmundi mban gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pasi ndodhet në pozitën e pestë me 54 pikë një më pak se Freiburgu që është i katërtit.
Teksa Levrkuseni e ka të blinduar pozitën e dytë ku ka 68 pikë një xhiro para fundit.
Në takimin e fundit këtë edicion Leverkuseni udhëton tek Mainzi, ndërsa Dortmundi e pret në shtëpi Kielin./Arbresh.info
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...
Trump zotohet se do ta godasin Iranin “shumë fort” në ditët ...
Patriarku serb letër propaganduese Papës, Putinit e Trumpit:...
Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz
Osmani priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antoni...
IKSHPK: 6 vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë