Manchester United-i ka bërë një ofertë për sulmuesin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho.
“Djajtë e Kuq” kanë ofruar 89 milionë euro për anglezin, por oferta është refuzuar nga gjiganti gjerman, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Bild, Dortmund kërkon më shumë para për yllin e skuadrës dhe nuk mendon ta shesë nën 109 milionë euro, i cili ishte golashënuesi numër një në skuadër në edicionin 2019/20.
Thuhet se gjiganti anglez e sheh Sancho-n si lojtari i duhur për të luajtur pranë Rashford dhe Martial, kurse Greenwood dhe James do qëndronin në stol.

Për Sancho-n interesim ka edhe gjiganti spanjoll Real Madrid-i, i cili nuk synon ta transferojë gjatë verës, por do provojë vitin e ardhshëm.
Mbetet të shihet nëse United-i do arrijë transferimin e Sancho-s./arbresh.info.
Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar
Kurti mirëpret në takim Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë s...
Në 18-vjetorin e Pavarësisë, Haxhiu pret në takim nënkryetar...
Refuzohet ankesa e KB Prishtinës, mbetet në fuqi rezultati i...
Osmani: ZPS po tenton të njollosë lirinë dhe Pavarësinë e Ko...
FBK publikon dënimet për incidentin e ndodhur në Gjakovë