Union Berlin u përball me kundërshtarin e tij, Borussia Dortmund, në kuadër të xhiros së 13-të të Bundesligës.
Kjo ishte ndeshja e parë e Borussia Dortmund, me trajnerin e ri, Edin Terzic i cili është emëruar trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit.
Boshnjaku zëvendësoi tashmë ish-trajnerin, Lucien Favre, i cili u shkarkua nga posti i tij shkaku i rezultateve të pa dëshiruara.
Ndeshja filloi mirë dhe dukej se ishte e balancuar, por në pjesën e parë skuadrat nuk arritën të bëjnë dallimin.
Me të filluar pjesa e dytë, Union Berlin dukej se ishte skuadër e rrezikshme, dhe kjo doli të jetë e vërtetë.
Goli i parë u shënua nga Taiwo Awoniyi në minutën e 57′ për epërsinë e vendasve, shkruan lajmi.net
Nuk vonoi shumë dhe Dortmund shënoi në minutën 60′ përmes talentin 16 vjeçar, Youssoufa Moukoko.
Por, Union Berlin në mënyrë spektakolare shtangu kundërshtarin në minutën 78′ përmes Marvin Friedrich i cili i dha avantazhin atyre.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Union Berlin, tani Dortmund mbetet në pozitën e katërt, ndërsa Union Berlin vazhdon formën mahnitëse, ata qëndrojnë në vendin e pestë me 21 pikë.
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...