Borussia Dortmundi është mposhtur në ndeshjen si nikoqir kundër Bayern Munichut.
“Bavarezët” me fitore bindëse 1 me 3 ka siguruar tri pikë të plota ndaj skuadrës nikoqire në derbin gjerman të xhiros së 11-të në Bundesliga, shkruan portali arbresh.info.
Arjen Robben, i cili realizoi golin e epërsisë për skuadrën e trajnerit Josef Heynckes, është lojtari me notën më të lartë të këtij takimi. 33-vjeçari është vlerësuar me notën 8.5.
Lewandowski me një gol është vlerësuar me notën 7.5, ngjashëm si Alaba që realizoi golin e tretë për mysafirët në Signal Iduna Park. I huazuari nga Real Madridi, James Rodriguez është vlerësuar me notë të lartë gjithashtu (7.9).
Lojtari me notën më të dobët është portieri i Borussia Dortmundit, Roman Burki (5.6)./arbresh.info/

Vdes pas gati një viti në gjendje kome, i dyshuari në arrati
Gjysmëfinalet e EUROPA League: Vëmendja te përballja angleze...
Ndalohet qarkullimi i automjeteve në drejtim të Parkut të Gë...
Mediumi gjerman: Kaos në Kosovë, zgjedhjet e treta brenda 16...
71 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Arrestohen dy persona, konfiskohen të holla të përfituara ng...