Gianluigi Donnarumma e ka pranuar se skuadra e tij është tejet e ngazëllyer për të luajtur në Prishtinë.
Në një video të publikuar së fundmi në rrjete sociale, portieri i AC Milanit ka përshëndetur tifozë kosovarë duke shtuar se “mezi” janë duke pritur për takimin në kryeqytetin tonë, shkruan portali arbresh.info.
“Përshëndetje të gjithë miqve nga Kosova. Mezi po presim të luajmë miqësoren e datës 10 gusht në Prishtinë, që do të jetë edhe hera e parë në histori për Milanin”.
“Një përfaqim të gjithëve. Forca Milan”
Ndeshja mes Feronikelit dhe gjigantit italian zhvillohet më 10 gusht.
Takimi do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...