Aston Villa ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë me Parisin në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, me rezultat 3-2.
Ani pse triumfuan, kjo fitore nuk ishte e mjaftueshme për Aston Villan pasi rezultati nga ndeshja e parë ishte 3-1 për Parisin. Kështu rezultati i përgjithshëm është 5-4 për francezët, shkruan Arbresh.info.
Ndeshja nisi mirë për francezët, ku shënuan në minutën e 11-të përmes Hakimit. Ndërkohë, Nuno Mendes dyfishoi epërsinë në minutën e 28-të.
Anglezët ngushtuan epërsinë me Tielemans gjashtë minuta pas këtij goli.
Kurse McGinn barazoi rezultatin në minutën e 55-të në ndeshje. Dy minuta më vonë Konsa shënoi golin e tretë dhe të shpresës së paku për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
⏱️ 52′ – Gigio makes a fine save at the feet of Rashford! ?#AVFCPSG 1️⃣-2️⃣ | #UCL pic.twitter.com/WpXehAQxgc
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) April 15, 2025
Aston Villa pati edhe disa mundësi të arta për ta shënuar golin e katërt por pritjet e Donnarumës bën që Parisi të mos pësoj gola më.
WHAT A SAVE DONNARUMMA ?
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) April 15, 2025
Kështu, Parisi arrin gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve për vitin e dytë me radhë, aty ku pret fituesin e ndeshjes Real Madrid – Arsenal./Arbresh.info
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...