Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.
Për javën e pesëmbëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Prishtina e Re, Donat Hasanaj, i cili pati një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën e tij gjatë 90 minutave të ndeshjes. Ndonëse mbrojtës, ai ka shënuar një gol, përveç ndërhyrjeve shumë të rëndësishme, në fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij kundër FC Prishtina, 4:1.
Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Fatmir Mehmeti, Agim Maliqi dhe Muhamet Sylejmani.
Pasi mori këtë çmim, Hasanaj u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.
“Kemi pasur një ndeshje shumë të vështirë kundër FC Prishtina, të cilët kryesojnë tabelën, por edhe ne e kemi përgatitur ndeshjen kundër tyre shumë mirë. Është e vërtetë që kemi pasur shumë ndryshime, duke na u ndërruar në 15 xhiro tre trajnerë, por atmosfera momentale është shumë e mirë në skuadër.”
“Si në aspektin individual, ashtu edhe në atë ekipor, kemi luajtur shumë mirë dhe e shfrytëzoj rastin t’i falënderoj bashkëlojtarët për kontributin, që unë ta marr këtë çmim sot”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së./Arbresh.info
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...
Fundoset në Mesdhe një tanker rus me gaz natyror, Moska akuz...