Gjatë ditës, përmes faqes zyrtare të klubit, Barcelona njoftoi se Lionel Messi ka lënë prapa dëmtimin dhe është gati për ndeshjen në Champions League me Borussia Dortmundin.
Megjithatë, tani nuk dihet nëse Messi do të startojë në “Signal Iduna Park”.
Kjo për shkak të trajnerit të Barçës, Ernesto Valverde.
Në konferencë për media para ndeshjes së nesërme, ai nuk tregoi nëse 32-vjeçari do të luajë në ndeshjen e së martës, që starton nga ora 21:00.
“Messi është stërvitur mirë me grupin në stërvitjet e fundit. Do të vendosim nesër nëse do të luajë apo jo. Javën e kaluar nuk ishim të sigurt, por ka pasur një përmirësim të shkëlqyeshëm”, tha Valverde. /Gazeta Express/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...