Sonte (e enjte), Kombëtarja e Kosovës do ta mirëpres Kombëtaren e Spanjës.
“Dardanët” do mundohen të bëjnë befasinë duke marrë parasysh dy rezultatet pozitive në takimet e paraprake, ndaj Gjeorgjisë dhe Greqisë.
Bobby Madden do jetë arbitri kryesor që do gjykojë takimin, mirëpo Marca, ka publikuar disa probleme që ka hasur në të kaluarën gjyqtari, ku ishte edhe me kancer.
Një mëngjes në marsin e vitit 2016, Madden shkoi te doktori për të bërë disa testime. Ata i thanë që ka kancer në tiroide.
Atë natë, i njëjti bërë gjënë që i pëlqen më së shumti në jetë: Drejtimin e një ndeshje futbolli në Skoci.
Për disa muaj, Madden e luftoi sëmundjen në fushë, dhe arriti të trajtohet plotësisht.
Ndërsa, sonte (e enjte), i njëjti arbitër do drejtojë përballjen mes Kosovës dhe Spanjës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Që nga viti 2010 kur u bë arbitër i FIFA-së, Madden nuk ka pasur punë me Kosovën ose Spanjën.
Përballja zhvillohet në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45./LN/
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...