Liria ka njoftuar se është larguar trajneri i portierëve gjatë ditës së djeshme, Blerim Zherkës.
Nuk shkuan disa orë prizrenasit prezantuan si strateg të ri të gardianëve, ish-portierin e tyre Bujar Thaçi.

Po pa kaluar mirë 24 orë, ka qenë vetë legjenda e klubit bardhezi që ka njoftuar se nuk është pjesë e “Arpagjik’ve”.
Sipas tij, ka ndodhur një keqkuptim me drejtuesit e klubit dhe ai do të vazhdojë punën në shkollën e tij private.
“Unë nuk jam pjesë e Lirisë. Patëm një keqkuptim me anëtarët e kryesisë së Lirisë. Unë jam pjesë e klubit tim, FC Albionët dhe do të vazhdojë punën time me fëmijët. Ju kërkoj falje të gjithëve në emrin tim”, ka shkruar ndër të tjerash Bujari në llogarinë personale në Facebook.
Theksojmë se javë më parë skuadra ka liruar si lojtar të lirë Iberahim Walidjo, i cili u transferua si lojtar i bujshëm në Prizren.
Ndryshe, Liria gjendet në pozitën e dhjetë të renditjes tabelore të Superligës me 19 pikë. /Telegrafi/

Mot sot kryesisht i vranët
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki