Djali i Cristiano Ronaldos, Cristiano Jr ka nënshkruar kontratë me ekipin U13 të Al-Nassrit.
Sipas gazetarit, Fabrizio Romano marrëveshja është nënshkruar dhe djali i Cristianos do të nisë stërvitjet me skuadrën brenda pak ditësh.
Ai do të mbajë fanellën me numrin shtatë.
Cristiano Ronaldo kishte përmendur më parë se djali i tij i kishte kërkuar që të ndalonte daljen në pension sepse donte të luante përkrah babait të tij.
Kujtojmë se më 30 dhjetor 2022, Cristiano Ronaldo nënshkroi një kontratë 2.5-vjeçare me klubin e Arabisë Saudite Al-Nassr, duke e bërë atë futbollistin më të paguar në histori me një pagë vjetore prej 200 milionë euro, e cila përfshinte një pagë të garantuar futbolli prej 90 milionë euro në vit, së bashku me marrëveshjet komerciale dhe sponsorizuese që i çuan të ardhurat e tij totale vjetore në 200 milionë euro.
Përveç kësaj, ai mori një bonus nënshkrimi prej 100 milionë eurosh. Sipas Romano, Ronaldo refuzoi një ofertë për t’u transferuar në Sporting Kansas City dhe zgjodhi të bashkohej me Al-Nassr. /Lajmi.net/
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...