Novak Djokovic ka pranuar se është duke menduar për një pushim të gjatë pasi lëndimi në bërryl e detyroi atë të tërhiqet nga çerekfinalja në Wimbledon kundër Tomas Berdych.
“Ka mundësi që ata do të propozojnë operacionin, por mendoj që kjo nuk është mirë”, ka thënë fillimisht Djokovic për mediat serbe, transmeton portali arbresh.info.
“T’i futem briskut në operacion apo të helmoj vetën me tableta, asnjëra nga këto nuk është një zgjidhje e mirë. Përfundimi logjik është një lloj pushim apo një pushim i gjatë kohor mund të jetë një zgjidhje logjike. Ndoshta një pushim më i gjatë është i nevojshëm, jo vetëm për shkak të lëndimit, por edhe për mendjen time”
Djokovic ka folur me ekspertë mjekësor rreth problemit në bërryl para Wimbledonit dhe atij i është thënë se vetëm operacioni është opsion./arbresh.info
Aeroporti i Dubait nën sulm, pezullohen fluturimet
Presidenti iranian i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, n...
Rama: Në sheshin “Xhorxh Bush” ka filluar faza e dytë e puni...
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...