Juventusi duket se do të ndajë rrugët në fund të sezonit me trajnerin italian Massimiliano Allegri.
Calciomercato ka raportuar se ‘Zonja e Vjetër’ ka arritur një marrëveshje në parim me trajnerin e Bolognës, Thiago Motta, i cili mbetët opsioni kryesor dhe ndoshta i vetmi, për të pasuar Allegrin në stol sezonin e ardhshëm.
Allegri ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij në ‘Allianz Stadium’, por sipas Calciomercatos, ai është pothuajse e sigurtë që do të largohet nga klubi në fund të sezonit.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje lidhur me marrëveshjen e supozuar mes ‘Bianconerëve’ dhe Mottës, por raporti insiston se të dy palët tashmë kanë shtrënguar duart.
Kontrata e Mottës me Bolognën skadon në fund të sezonit dhe ish-reprezentuesi italian ka refuzuar që të nënshkruajë nja marrëveshje të re.
Bologna momentalisht renditet në pozitën e katërt në elitën e futbollit italian, me dy pikë më shumë se Juventusi në pozitën e pestë.
Bologna dhe Juventusi do të ballafaqohen me njëra-tjetrën në xhiron e parafundit në Serie A, ndërsa kujtojmë se Motta është lidhur gjithashtu edhe me një kalim tek Manchester United./Telegrafi/
Bisedime mes SHBA-së dhe Iranit – 20 miliardë dollarë ...
Mister në SHBA, 11 shkencëtarë dhe personel ushtarak të vdek...
Google sjell mënyrën e re të AI në Chrome
Sveçla: Terroristët nuk do t’i ikin përgjegjësisë
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist ...