Xhiro e 13-të në Albi Mall Superligë vazhdon edhe ditën e sotme, ku në program janë dy sfida për t’u zhvilluar.
Do të luhet në Podujevë dhe Ferizaj, me dy sfida të zjarrta.
Në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë takohen rivalët rajonal Llapi dhe Prishtina me fillim nga ora 13:00.
Llapjanët duan t’i japin fund serisë negative prej pesë ndeshjeve pa fitore, derisa Prishtina synon që të marrë triumfin në Podujevë.
Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin e qytetit në Ferizaj, ku Ferizaj pret Dritën.
Dy skuadrat kanë objektiva krejtësisht të kundërta, por që në këtë takim futen vetëm për fitore.
Të dyja sfidat e ditës së sotme në Albi Mall Superligë fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...