Kombëtarja e Kosovës U21 është grumbulluar për dy ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë.
Dardanët e Afrim Tovërlanit do t’i zhvillojnë dy ndeshje miqësore me bashkëmoshatarët e tyre të Maqedonisë së Veriut, ku ndeshja e parë zhvillohet sot në Prishtinë dhe ajo e kthimit të shtunën në Shkup.Sfida e parë zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në ‘Fadil Vokrri’.
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se hyrja për tifozët në këtë sfidë do të jetë falas dhe Dardanët e rinj kanë nevojë për përkrahje.
Tovërlani ka grumbulluar 23 futbollistë për këto dy sfida dhe synon të ndërtojë një formacion para sfidave kualifikuese. /Telegrafi/


Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...