Dita e madhe erdhi.
Mbrëmjen e sotme në Air Albania, Tirana pret Crvena Zvezdën me misionin për të bërë historinë e futbollit shqiptar.
Bardheblutë do të kërkojnë të përsëritin suksesin e Flamurtarit që më shumë se 3 dekada më parë eliminonte Partizanin e Beogradit.
Përballë skuadrës së Emanuel Egbo në turin e dytë kualifikues të Champions League do të jetë Crvena Zvezda e Dejan Stankovic një skuadër që di vetëm të fitojë dhe vjen pas një sezoni super të suksesshëm në Serbi ku përveçse u shpall kampione kryeson bindshëm edhe sezonin e ri.
Kjo është një sfidë që ka edhe nuanca nacionaliste dhe nëse do të luhej me tifozë problematikat mund të ishin të shumta, gjithsesi për shkak të pandemisë COVID-19, është një sfidë teke në Air Albania pa praninë e fansave dhe Tirana e Crvena janë të fokusuara vetëm te fusha e lojës, aty ku serbët do të kërkojnë të bëjnë detyrën pasi synojnë grupet e Championsit, ndërsa bardheblutë mrekullinë, transmeton SS.
Egbo pritet të hedhë në fushë formacionin fitues në Tbilisi edhe pse nuk duhet harruar që është rikuperuar Erjon Hoxhallari dhe diçka mund të ndryshojë në mbrojtje.
Parashikohet një duel i nxehtë pasi kjo sfidë vlen një biletë për në turin e tretë të kualifikues të UEFA Champions League.
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...