Distria Krasniqi ka shkuar në gjysmëfinale të Mastersit të Jeruzalemit, i cili po mbahet në Izrael.
Xhudistja kosovar në xhiron e parë ishte e lirë, kurse në të dytën e mposhti në vazhdime me 3 dënime për Ippon amerikanen Angelica Delgado.
Në çerekfinale, kampionia olimpike me dy Wazaari për Ippon e eliminoi spanjollen, Ana Perez Box në kategorinë deri në 52 kilogramë.
E në gjysmëfinale, xhudistja më e mirë kosovare do të ketë punë me hungarezen, Reka Pup.
Ndërkohë, Nora Gjakova (-57kg) në xhiron e parë ishte e lirë, e në xhiron e dytë mposhti me Ippon polaken, Julia Kowalczyk.
Gjakova në çerekfinale humbi me Wazaari nga francezja, Sarah Leonie Cysique.
Nora në repasazh ndeshet kundër britanikes, Lele Nairne. /GE/
Lirohet Hazir Haziri, u burgos nga autoritetet serbe në shta...
ASK: Rreth 1 mijë veteranë të luftës më shumë në skemë gjatë...
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe ish i burgosuri politi...
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...