Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar edhe ndeshjen çerekfinale dhe atë gjysmëfinale në Grand Prixin e Zabrebit dhe është kualifikuar tashmë në finalen e madhe.
Kampionia olimpike nga Kosova ka fituar pa telashe edhe ndeshjen e tretë për ditën e sotme në garën që po mbahet në kryeqytetin kroat. Fillimisht, Distria ishte dominuese në takimin e parë ndaj Sofia Asvesta, të cilën e mposhti me ‘waza-ari’, ndërsa në raundin e dytë, pejania arriti të mposht me ‘ippon’ xhudisten zvicerane, Binta Ndiaye në kategorinë deri në 52 kilogramë. Pas këtyre dy fitoreve, Distria kaloi në çerekfinale, ku pati punë me xhudisten nga Mongolia, Khorloodoi Bishrelt.
Edhe në këtë përballje, xhudistja jonë ishte e papërmbajtshme duke e mposhtur mongolezen me ‘ippon’. Pas kësaj fitore, Distria kaloi në gjysmëfinale ku pati punë me izraeliten Gefen Primo, të cilën gjithashtu e mposhti me ‘waza-ari’.
Tani pejania ka siguruar medaljen me këtë kalim në fitore, por sigurisht që do të luftoj për medaljen e artë. Sot më vonë ndeshet edhe Laura Fazliu me Ariela Sanchez nga Republika Dominikane në kategorinë deri në 63 kilogramë./alsatm/

Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...