Distria Krasniqi garon sot në Kampionatin Botëror të xhudos

08:40 | 7 Tetor 2022
Emir Abduramani

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, do të garojë sot në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.

Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë e kaloi raundin e parë pa luftë, kurse në të dytin do të ketë punë me xhudisten nga Kina, Hsu Lin Hsuan,

Në përgjithësi, Kosova merr pjesë me katër xhudistë në këtë Botëror.

Përveç Distrias, do të garojnë edhe Flaka Loxha (-57kg), Laura Fazliu (-63kg) dhe Loriana Kuka (-78kg).

Shpërndaje në rrjete sociale