Një tjetër medalje e argjendtë është shtuar në sirtarin e xhudistes Distria Krasniqi.
Garuesja jonë arriti që sot ta rrëmbej të argjendtën në Grand Prix-in e Zagrebit, shkruan express.
Distria në finale të kategorisë deri në 52 kilogramë pësoi humbje nga japonezja, Utta Abe.
Deri në finale, ajo erdhi pasi triumfoi në gjysmëfinale ndaj izraelites Gefen Primo, me waza-ari.
Në çerekfinale, Krasniqi eliminoi mongolezen, Khorloodoi Bishrelt.
Paraprakisht, në raundin e dytë, Distria Krasniqi mposhti me IPPON xhudisten zvicerane, Binta Ndiaye.
Ndërkohë, në raundin e parë e kaloi lehtësisht xhudisten qipriote, Sofia Asvestan./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve