Distria Krasniqi e pakonkurrencë, e fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Tbilisit.
Ajo në finale mposhti Reka Pupp në kategorinë deri në 52 kilogramë, shkruan Gazeta Express.
Distria në finale shënoi fitore për vetëm një minutë e tetë sekonda.
Kampionia olimpike triumfoi në gjysmëfinale ndaj xhudistes franceze, Astride Gneto, duke e mposhtur pasi francezja u penalizua me tre kartonë të verdhë.
Distria ishte e jashtëzakonshme sot, duke treguar performanca të larta në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Ajo në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse në të dytin mposhti brazilianen, Maria Taba.
Në çerekfinale, Distria tregoi edhe njëherë fuqinë e saj, duke e mposhtur holandezen, Naomi Van Krevel.
Kujtojmë se Distria Krasniqi është garuesja e vetme nga Kosova në këtë Grand Slam. /Gazeta Express/
“S’dua t’i shoh këto gjëra”, Alba e zhgënjyer nga Limi dhe a...
Meriton Korenica fantastik, shënon në derbi ndaj FCSB
Juventus fiton bindshëm në derbi ndaj Napolit
KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përk...
Obama reagon pas vrasjes së Alex Pretti: Është një tragjedi ...
Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum