Distria Krasniqi arrin gjysmëfinalen në Botëror

10:57 | 7 Tetor 2022
Emir Abduramani

Kampionia olimpike nga Kosova, Distria Krasniqi, ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Xhudos që po mbahet në Uzbekistan, në kategorinë 52 kg.

Krasniqi ka triumfuar në çerekfinale ndaj xhudistes nga Mongolia, Khorloodoi Bishrelt, raporton arbresh.info.

Xhudistja jonë ka fituar në mënyrë fantastike dhe tani do ta synojë medaljen dhe plasimin në finale në ndeshjen gjysmëfinale kundër britanikes, Giles Chelsie.

Shpërndaje në rrjete sociale