Disfata e Juventusit kundër Atleticos mund t’i kushtojë atyre më shumë se një vend në Ligë të Kampionëve.
“Zonja e Vjetër” është në prag të eliminimit në xhiron e 1/8-ës pas humbjes 2 me 0 në Spanjë mbrëmjen e së mërkurës, transmeton portali arbresh.info.
Por, përveç disfatës ata pësuan edhe një rënie në tregun e aksioneve prej 100 milionë funtave.
Pas fishkëllimës së fundit, çmimi i aksioneve të tyre ra për 11.11 për qind.
Profili i klubit italian ishte rritur pas transferimit prej 100 milionë euro të superyllit Cristiano Ronaldo gjatë verës.
Pas fitores së titullit të pestë në Ligë të Kampionëve sezonin e kaluar, Juventusi mendoi se reprezentuesi portugez mund t’i jap fund pritjes së tyre të gjatë për një titull evropian, transmeton portali arbresh.info.
Ata i kanë fituar dy trofe, por i fundit për ata ka ardhur në vitin 1996.
Juventusi ka arritur gjithashtu dy herë në finale në katër vitet e fundit, por u eliminua një herë nga Barcelona dhe një herë nga Real Madridi.
Tani, ata kanë nevojë për magjinë e Ronaldos më shumë se kurrë në rast se dëshirojnë të vazhdojnë tutje në raundin tjetër./arbresh.info/
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...