Dillian Whyte dhe Tyson Fury do të takoheshin sot, por Whyte nuk udhëtoi për në Londër që të paraqitej përpara mediave.
Dillian Whyte refuzoi të merrte pjesë në konferencën e sotme për shtyp me Tyson Fury
Kjo pasi boksieri anglez nuk mori një ftesë të duhur për meçin që pritet të zhvillohet.
Këshilltari i Whyte, Jeffery Benz tha se ata kanë refuzuar të marrin pjesë pas trajtimit joprofesional nga rivali i tij.
“Dillian Whyte do të kishte qenë më se i lumtur të merrte pjesë në lansimin e biletave, po nuk arriti marrëveshje për kërkesat e tij themelore që janë normale në sportin e boksit”, shtoi Benz për The Sun, përcjell lajmi.net.
Rivalët e peshave të rënda do të takohen në ring në Wembley më 23 prill./Lajmi.net/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...