Anthony Joshua ende nuk ka vendosur se kush do të jetë kundërshtari i tij i radhës.
Britaniku është në pritje të përgjigjes nga Deontay Wilder, por duket se ky i fundit e ka ndarë mendjen për një revansh me Tyson Furyn.
Është thënë më herët se nëse jo Ëilder, atëherë kundërshtari i Joshuas do të ishte fituesi nga dueli Whyte – Chisora.
Pasi Whyte kishte triumfuar, ai e kishte ftuar në ring Joshuan, ku edhe i kishte shpallur luftë, por Joshua nuk kishte konfirmuar asgjë.
Për këtë gjë, i nervozuar ka mbetur Dillian Whyte, i cili ka thënë se mos vendosja e Joshuas po bëhet irrituese.
“E ftova atë duke menduar se mund të vendosnim një duel dhe isha i zhgënjyer me përgjigjen e tij” ka thënë Whyte për “talkSPORT”, transmeton lajmi.net.
“Isha gati të dëgjoja një “Në rregull le ta bëjmë” ka thënë tutje ai.
“Mendoj se tashmë AJ e ka kthyer këtë punë në biznes, duke u munduar të bëjë duele mediokër dhe të fitojë para” ka thënë ndër të tjerash Whyte.
Më herët gjatë këtyre ditëve kanë qarkulluar zëra se Joshua do të përballet me Jarrell Miller.
Raportohet për mbi 50 aeroplanë luftarakë amerikanë drejt Li...
Iran-SHBA, bien dakord për parimet udhëzuese
Gola me bollëk në Francë, asnjë në Lisbonë – mbyllen pjesët ...
“Dalsh faqebardhë” – Baca Rifat uron Haxhiun për marrjen e d...
Mbreti i Suedisë uron Osmanin në 18 vjetorin e pavarësisë së...
Selimi: Prokurorët e Speciales po paragjykojnë dhe nuk po gj...