Ish-futbollisti i Real Madridit, Isco është duke bërë një sezon fantastik tek Real Betisi.
Mbrëmë mesfushori spanjoll shënoi gol dhe dhuroi një asistim në fitoren e Real Betisit ndaj Gironës me rezultat 1-3, në luftën për një vend në Ligën e kampionëve, shkruan Arbresh.info.
Këtë sezon nga La Liga në Ligën e Kampionëve kualifikohen pesë skuadrat e para, teksa Betisi është i gjashti me 51 pikë një më pak se Villareali që zë vendin e pestë.
Në shtatë ndeshjet e fundit Isco ka realizuar pesë gola dhe dhuruar katër asistime.
Shtatë gola dhe pesë asistime deri më tani për Iscon në La Liga i cili është lojtari kryesor i Betisit në këtë kompeticion./Arbresh.info

Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...