Futbollisti i Liverpoolit dhe i kombëtares së Portugalisë, Diogo Jota ka ndërruar jetë në një aksident trafiku.
Ai ishte në veturë së bashku me vëllain e tij, Andre Silva, i cili po ashtu ka ndërruar jetë, pasi vetura mori flakë, shkruan Arbresh.info.
Me një reagim pas vdekjes së Jotas, ka dal edhe futbollisti shqiptar me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri.
“Shaqa” e ka pasur bashkëlojtarë për disa kohë në Liverpool, sa ishte pjesë e këtij klubi.
Përmes një “InstaStory”, Shaqiri ka shkruar: “Prehu në paqe vëlla”.
Jota ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare, dhe para disa ditësh ishte martuar. Ai la prapa vetës tre fëmijë.
Ndërsa vëllai i tij u nda nga jeta në moshën 25-vjeçare /Arbresh.info

Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër