Talenti i kombëtares shqiptare, Keidi Bare vazhdon të fitojë gjithnjë e më shumë vëmendjen e Diego Simeones te skuadra e Atletiko Madrid.
Trajneri argjentinas, pasi i ka dhënë mundësinë futbollistit shqiptar që të debutojë me ekipin e parë, kërkon ta monitorojë nga afër zhvillimin dhe për këtë arsye e ka zgjedhur që ta marrë me vete në fazën përgatitore që Atleticos do të zhvillojë për sezonin e ri.
Sipas listës së publikuar sot në Spanjë, Atletico do të fillojë përgatitjet të enjten në mëngjes me 20 lojtarë të cilët do të vihen nën urdhrat e Simeones.
Mes tyre është edhe emri i Bares, i cili është përzgjedhur për të treguar se e meriton më shumë një vend në skuadër sesa futbollistët të cilët janë kthyer nga huazimi apo lojtarë të tjerë nga akademia.
Në një sezon ku Atletico Madrid nuk mund të bëjë blerje gjatë verës, futbollistëve të rinj pritet t’u jepen më shumë hapësira. /Telesport/

Një i plagosur në Mamurras
Peja mposht Prishtinën në derbin e mesjavës
Hapja e fushatës së PDK në Prizren, Bedri Hamza prezanton sh...
Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e ...
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën