Diego Maradona është parë në turmë duke marrë pjesë në ndeshjen e kësaj të shtune mes Argjentinës dhe Islandës.
Fituesi i Kampionatit Botëror dukej tepër i ndezur duke bartur disa syze të kuqe dhe dy ora dore në stadiumin Spartak në Moskë, transmeton portali arbresh.info.
Tifozët në rrjete sociale kanë reaguar menjëherë duke dhënë arsyet e tyre pse Maradona ka vendosur për të bartur dy ora të ndryshme, gjë të cilën ua zbulojmë ne.
Njëra orë në dorën e Maradonas tregon kohën lokale, ndërsa tjetra orë tregon kohën në vendlindjen.
Si një karakter ekstravagant, Maradona mori pjesë në hapjen e turneut të Argjentinës duke shijuar gjithashtu një puro të madhe.
Vlen të përmendet që pjesëmarrja e tij në këtë turne ishte rrezikuar gjithashtu për shkak se ikona e Argjentinës ka pasur probleme shëndetësore dhe ishte hospitalizuar në Kolumbi në fillim të këtij muaji./arbresh.info/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi