Diego Maradona ka kërkuar të flas me lojtarët e shkatërruar të Argjentinës në mënyrë për të rikthyer shpresat e tyre në Kampionatin Botëror.
Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij janë tronditur fillimisht nga barazimi 1 me 1 kundër Islandës para se të shkatërrohen me rezultat të thellë 3 me 0 nga Kroacia në takimin e dytë, transmeton portali arbresh.info.
“Kam luajtur me jetën time kurdo që kam veshur fanellën e Argjentinës”, ka thënë fillimisht Maradona.
“Legjendat si Simeone, Redondo, Ruggeri, Canniggia, Filol, Luque dhe Gallego e kanë bërë të gjithë të njëjtën gjë”
“Dua të jem në gjendje për të folur me lojtarët dhe për t’i bërë ata që të kuptojnë se çfarë do të thotë të veshësh fanellën e kombëtares”
Takimi i ardhshëm i Argjentinës kundër Nigerisë zhvillohet të martën./arbresh.info/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...