Luis Diaz ka kompletuar transferimin e tij tek Bayern Munich gjatë ditës së sotme, ku është zyrtarizuar si lojtari më i ri bavarez.
Ai ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2029, shkruan Arbresh.info.
Ish-futbollisti i Liverpoolit ka dhënë intervistën e parë si lojtar i bavarezëve ku është shprehur me kalimin e tij tek klubi gjerman.
“Jam shumë i lumtur, do të thotë shumë për mua të jem pjesë e FC Bayern, ata janë një nga klubet më të mëdha në botë”, ka thënë fillimisht Diaz.
Më tej ai ka folur edhe për qëllimet e tij me klubin ku synim janë të gjithë trofetë.
“Dua ta ndihmoj ekipin tim të ri me mënyrën time të të luajturit futboll dhe karakterin tim”.
“Qëllimi im është të fitoj çdo titull të mundshëm dhe për këtë do të punojmë çdo ditë si ekip”, përfundoi ylli kolumbian.
Bayern Munich ka derdhur nga arkat e veta plot 75 milionë euro për transferimit e 28-vjeçarit kolumbian./Arbresh.info
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...