Francezi dukej i zemëruar kur u zëvendësua nga Mauro Icardi në minutën e 68′ në fitoren 5-0 të PSG në Parc des Princes. Ai më pas u përfshi në një diskutim të nxehtë me menaxherin Thomas Tuchel, kur u largua nga fusha.
Tuchel që atëherë ka mbrojtur lojtarin, duke këmbëngulur që Mbappe, një objektiv i raportuar për Real Madrid, nuk është i irrituar në klub dhe nuk do të përdorë incidentin për të provuar dhe detyruar një largim nga kampionët francezë, transmeton lajmi.net.
“Është shumë e vështirë, askush nuk dëshiron të zëvendësohet, të gjithë duan të luajnë, është normale”.
”Kylian dëshiron të shënojë, por menaxheri vendosi që ai të largohej, ka djem në pankinë që duan të luajnë dhe të tregojnë aftësitë, ai duhet ta kuptojë atë”, tha ish-lojtari i Manchester United për Canal Plus.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit