Presidenti i klubit Ankaragucu, Faruk Koca ka sulmuar gjyqtarin Halil Umut Meler.
Ngjarja ka ndodhur të hënën pas barazimit me rezultat 1-1 të ndeshjes mes Ankaragucu dhe Caykur Rizespor në kuadër të Superligës së Turqisë.
Gjatë ndeshjes ku Ankaragucu nga minuta e pesëdhjetë ka mbetur me dhjetë lojtarë, si rezultat i marrjes së kartonit të kuq, Ankaragucu ka kaluar herët në epërsi, qysh në minutën e katërmbëdhjetë kur ka realizuar Moroutan, kurse barazimi ka ardhur në minutën e shtatë të kohës shtesë nga Gaich. Paraprakisht skuadrës vendase sistemi VAR i kishte anuluar një gol.
Në minutën e pestë të kohës shtesë edhe mysafirët kanë mbetur me dhjetë lojtarë.
Kur gjyqtari ka sinjalizuar për përfundimin e ndeshjes, presidenti i Ankaragucu ka hyrë në fushë duke e goditur gjyqtarin kryesor me grusht. Referi pasi ka rënë në tokë është godiur edhe me shqelma nga zyrtarë të tjerë të klubit./rtk
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...